Bale nuk po mund të luajë 90 minuta

Futboll

Bale nuk po mund të luajë 90 minuta

Më: 22 shtator 2022 Në ora: 16:16
Bale

Gareth Bale nuk e ka arritur ende formën ideale fizike.

Dhe, kjo po ia pamundëson që të luajë gjatë tërë ndeshjes për Los Angeles FC.

Ish-futbollisti i Real Madridit e pranon se nuk është ende në gjendjen më të mirë fizike, ndërsa është duke punuar në këtë drejtim.

“Nuk kam luajtur ende 90 minuta dhe jam duke punuar që ta arrij këtë objektiv. Mendoj se jemi në rrugën e duhur.

Është e qartë se dua të luaj gjithmonë, por e kuptoj se duhet të përgatitem fizikisht, gjë të cilën nuk e kam bërë në sezonet e fundit. Jemi inteligjentë dhe jemi duke u përgatitur për të arritur në pjesën e fundit të sezonit në përgatitje të plotë”, u shpreh Bale për mediat amerikane.

Ish-futbollisti i Tottenhamit i dha fund eksperiencës në futbollin evropian gjatë kësaj vere për ta vazhduar karrierën në ligën MLS, respektivisht në Los Angeles, ku po luan bashkë me veteranin italian të mbrojtjes, Giorgio Chiellini..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat