Kosova e Dusseldorfit po shënon rezultate të mira në Gjermani, këto janë planet e saja 

Futboll

Kosova e Dusseldorfit po shënon rezultate të mira në Gjermani, këto janë planet e saja 

Nga: Kemajl Goca Më: 22 shtator 2022 Në ora: 19:46
Kosova e Dusseldorfit

Kosova e Dusseldorfit po tregon rezultate të mira në Bezirksliga, Grupi 1. 

Skuadra shqiptare nga 6 ndeshje, ka shënuar tre fitore e pësuar tre humbje, duke u renditur në mes të tabelës përkatësisht në pozitën e tetë me 9 pikë apo ka 5 me pak se lideri TSV Urdenbach 1894. 

Synimi i klubit, me kryetarin e palodhshëm Bujar Neziri, është që të organizohen sa më mirë për sfidat që e presin në kampionat. 

Image

Bujar Neziri

Fitorja e fundit me rezultat 6:2 ndaj Bayer Dormagen, është edhe një motiv shtesë për djelmoshat kuqezi.

Ata sfidën e radhës e zhvillojnë me 25 shtator kundër Sportfreunde 1920 Nievenheim.

Renditja 

1. TSV Urdenbach 1894    6    4    2    0    22:11  14
2. VfL Jüchen-Garzweiler    6    4    1    1    14:8  13
3. Verein der Sportfreunde     6    4    0    2    16:14  12
4. DJK Gnadental    6    3    2    1    23:13  11
5. DJK Sparta Bilk    6    3    1    2    16:12  10
6. Rommerskirchen-Gilbach    6    3    1    2    13:15  10
7. TV Kalkum-Wittlaer    6    3    1    2    15:19  10
8. FC Kosova    6    3    0    3    18:13   9
9. VfL Benrath    6    3    0    3    19:16   9
10. TuS Gerresheim    6    2    3    1    15:12  9
11. TSV Eller 04    6    2    2    2    10:11    8
12. Bayer Dormagen    6    2    1    3    18:15  7
13. BV Wevelinghoven    6    2    0    4    11:12   6
14. SC Schwarz-Weiß Düsseldorf    6    1    2    3    8:21   5
15. Lohausener SV 1920    6    1    0    5    9:18  3
16. SC Unterbach    6    0    0    6    6:23   0

“Klubi ynë ju falënderon që po i qëndroni afër ekipit në çdo kohë në të gjitha mënyrat e mundura dhe për ato shpenzime të cilat i bëni për ekipin tonë, ne si ekip jemi të obliguar të bëjmë raportin financiar dhe qëllimet e tona sezonin e ri.

Me datë 01.10.2022 ora 19:00 mbahet mbledhja e kryesisë së klubit dhe fton të gjithë sponzorët dhe anëtarët e klubit të marrin pjesë në mbledhjen e cila është shumë e rëndësishme për ne. 

Image

Në këtë mbledhje do të diskutohen tema të ndryshme si dhe pikat e ditës që ne i konsiderojmë shumë të rëndësishme e të cilat janë:

1. Raporti financiar për vitin 2021/2022
2. Qëllimet tona si klub për vitin 2022/2023
3. Prezantimi i anëtarëve të ri të kryesisë dhe detyrat të cilat i kanë
4.Diskutimi për zgjedhjen e sponzorimit të trikove për sezonin 2022/23
5. Propozim i sponzorëve dhe anëtarëve për një komision të pavarur prej 3 anëtarëve ku kryesia bën raportim të shpenzimeve nëse e shohin të arsyeshme.
6. Diskutimi për gjetjen e një stadiumi të ri po ashtu edhe lokal ku ekipi ynë dhe komuniteti i Düsseldorf-it ta ketë një vend takim
7. Diskutimi për vendosjen e reklamave të firmave që sponzorojnë klubin FC KOSOVA në stadium
8. Diskutim për përcaktimin rreth garderobës të lojtarëve, kryesisë, trajnerëve, sponzorëve dhe publikut.
9. Mobilizim për gjetjen e anëtarëve të ri po ashtu edhe sponzorëve.
10. Përcaktimi transportit të lojtarëve për lojërat kampionale.
11. Propozim të ndonjë temë nga të pranishmit
12. Të ndryshme”,
thuhet në njoftimin e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat