Lajm i keq për Barcelonën, lëndohet Kounde

Futboll

Lajm i keq për Barcelonën, lëndohet Kounde

Më: 22 shtator 2022 Në ora: 22:39
Jules Kounde

Ekipet evropiane i frikësohen gjithmonë ndeshjeve të kombëtareve, për shkak se lojtarët e tyre mund të pësojnë lëndime.

Tani, në këtë rast gjendet Barcelona, pasi që mbrojtësi Jules Kounde ka pësuar një lëndim në ndeshjen mes Francës dhe Austrisë.

Koundes iu desh që ta lë lojën në minutën e 23’, kurse atë e zëvendësoi ylli i Arsenalit, William Saliba.

Ky nuk është një lajm i mirë për Barcelonën, pasi që pas një muaji do të përballet me rivalin e përbetuar Real Madridin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat