Selektori i Anglisë: Duhet të përmirësohemi pas rezultateve të fundit

Futboll

Selektori i Anglisë: Duhet të përmirësohemi pas rezultateve të fundit

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 10:27
Selektori i Anglisë

Gareth Southgate ka thënë se Anglia ka nevojë për angazhimin e të gjithëve për t`i lënë mbrapa rezultatet jo të mira.

Ai ka folur përpara ndeshjes vendimtare me Italinë e cila përket te Liga e Kombeve.

“Duhet të përmirësohemi pas rezultateve të fundit dhe duke pasur parasysh Kupën e Botës, ta bëjmë atë këtu në San Siro", ka thënë trajneri anglez.

"Ne kemi analizuar gjithçka dhe jemi përpjekur ta kuptojmë pse pati këto rezultate të këqija pas njëzet e dy ndeshjeve pa humbje.

Ne kemi nevojë për përkushtim nga të gjithë dhe jemi të fokusuar në këtë".

Ndeshje mes kombëtareve të mëdha zhvillohet të premtën dhe i përket Grupit 3 të Ligës A..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat