Zhang konfirmon trajnerin

Futboll

Zhang konfirmon trajnerin

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 10:39
Zhang konfirmon trajnerin

Interi nuk po kalon një moment të mirë në kampionat dhe humbja e fundit ndaj Udineses konfirmoi formën e dobët të zikaltërve. Situata e krijuar ka bërë që të shtohet ndjeshëm presionin mbi trajnerin Inzaghi, teksa tifozët e cilësojnë si një nga përgjegjësit kryesr.

Presidenti i zikaltërve, Steven Zhang, është rikthyer më herët nga SHBA në Milano, për tu ballafaquar me drejtuesit dhe veçanërisht trajnerin. Për momentin, Zhang nuk e konsideron lëvizjen e duhur një shkarkim të Inzaghit dhe do t’i konfirmojë italianit mbështetjen e bordit drejtues.

Inzaghit do t’i kërkohet që skuadra të ndryshojë faqe sa më parë duke u rikthyer tek rezultatet pozitive. Po ashtu, trajneri duhet të punojë për të kthyer skuadrën në formë në aspektin fizik dhe moral.

Drejtuesit do t’i kërkojnë teknikut zikaltër të jetë më i qartë dhe më i guximshëm në zgjedhjet teknike. Interi do të ketë një kalendar të ngjeshur me ndeshje vendimtare, duke filluar nga sfida me Romën e duke kaluar më pas në Champions ndaj Barcelonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat