Arsimi e shkatërroi Rabotniçkin në miqësore!

Futboll

Arsimi e shkatërroi Rabotniçkin në miqësore!

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 21:46
Arsimi

Skuadra e Ligës së dytë Arsimi nga Çegrani festoi me rezultat të thellë 3:0 kundër Rabotnickit, në ndeshjen kontrolluese në kuadër të përgatitjeve para vazhdimit të sezonit në futbollin vendor.

Golat i shënuan: Huzri Xhemaili, Albulen Imeri dhe Erion Shuku.

Në javën e ardhshme, Arsimi do të takohet me Borecin nga Velesi.

"Fitore shumë e rëndësishme për të ngritur moralin lartë ndaj një kundërshtari si Rabotnicki që luan në ligë të parë, dhe erdhi me formacion të plotë", shkruan në faqen e KF Arsimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat