Ndryshimet që Franca po planifikon në formacionin kundër Danimarkës

Futboll

Ndryshimet që Franca po planifikon në formacionin kundër Danimarkës

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 13:47
Ndryshimet që Franca po planifikon në formacionin kundër Danimarkës

Franca po bën përgatitjet e fundit për ndeshjen e fundit të Nations League, atë kundër Danimarkës, që luhet sot në orën 20:45, thelbësore për të qëndruar në Ligën A.

Sipas raportimeve të medieve franceze, trajneri Didier Deschamps do të zbresë në fushë një skuadër të ndryshme nga ajo që luajti ndaj Austrisë, që e fituan me rezultatin 2-0.

Tekniku pritet të bëjë rrotacion dhe në sulm do të ndryshojë Olivier Giroud, me lojtarin e Milan që do e ulë në stol, për t’i dhënë hapësirë në formacion Christopher Nkunku.

Dayot Upamecano, Benjamin Pavard dhe Eduardo Camavinga po ashtu pritet që ta nisin sfidën ndaj Danimarkës që nga minuta e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat