Mundësi e artë për Ancelottin

Futboll

Mundësi e artë për Ancelottin

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 16:07
Mundësi e artë për Ancelottin

Inter po kalon një situatë të vështirë pas një fillimi të sezonit jo shumë të mirë. Rezultateve zhgënjyese në fushë i shtohen dhe problemet financiare të klubit jashtë fushës.

Vështirësi financiare që detyrojnë drejtuesit e klubit milanez të bëjnë disa sakrifica në mënyrë që të rregullojnë bilancit.

Një nga këto sakrifica dukej se do të ishte Milan Skriniar, i cili është dukur shumë afër transferimit te PSG, por në fund ka qëndruar në Milano për shkak se francezët nuk kanë plotësuar kërkesat ekonomike të italianëve.

Tani duket se një klub tjetër gjigant i Europës ka filluar të interesohet për yllin e trajnerit Simone Inzaghi. Bëhet fjalë për Real Madrid-in e Carlo Ancelotti-t.

Sipas së përditshmes spanjolle Mundo Deportivo, mbrojtësi zikaltër, kontrata e të cilit skadon qershorin e ardhshëm, konsiderohet si një mundësi e artë në merkato nga Los Blancos.

Inter, nga ana e vet, beson akoma se rinovimi është i mundshëm, pavarësisht se sirenat që vijnë nga Madrid dhe Parisi (sepse PSG është akoma e interesuar dhe nuk përjashtohet një sulm në janar) e bëjnë gjithçka më të vështirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat