Tifozët çmenden pas Messit

Futboll

Tifozët çmenden pas Messit

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 11:37
Tifozët çmenden pas Messit

Lionel Messi i shënoi dy gola dhe dy herë ishte “objektiv” i tifozëve të cilët u futën në fushën e blertë për të bërë fotografi me të, në ndeshjen ndërmjet Argjentinës dhe Xhamajkës, që u luajt në “Red Bull Arena” në New Jersey të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një tifoz vrapoi drejt fushës në minutën e 65-të kur futbollisti i Paris Saint-Germainit u fut në lojë, ndërsa u ndal nga sigurimi i stadiumit kur iu afrua shtatë herë fituesit të Topit të Artë.”.

Tifozi u mundua të bënte fotografi ose video edhe kur ishte i shtrirë në tokë, i mbuluar nga sigurimi.

Një tjetër tifoz përfundoi në fushë kur Messi e shënoi golin e parë dhe edhe në këtë rast reagoi sigurimi.

Messi në këtë rast po mundohej të jepte nënshkrim në shpinën e tifozit, kur intervenoi sigurimi.

Edhe një tifoz tjetër hyri në fushë për t’u takuar nga afër me Leon.

Tifozët e duartrokitën gatë Messin kur ai po ngrohej para se të hynte në lojë në minutën e 54-t.

Pjesa më e madhe e stadiumit, i cili i zë 25 mijë shikues, ishin të fokusuar për ta shikuar Messin, i cili u ndie si të ishte në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat