Në rast kualifikimi në Champions, Vllaznia e femrave ua kalon meshkujve

Futboll

Në rast kualifikimi në Champions, Vllaznia e femrave ua kalon meshkujve

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 13:07
Në rast kualifikimi në Champions, Vllaznia e femrave ua kalon meshkujve

Në edicionin e fundit që Vllaznia e meshkujve mori pjesë në kompeticionet e UEFA-s, më konkretisht në Ligën e Konferencës, ku e nisi nga turi i dytë.

Kuqeblutë përfituan një shumë prej 450 mijë eurosh vetëm për pjesëmarrjen.

Siç dihet skuadra e Mirel Josës nuk mundi të kalonte asnjë tur, në një kohë që e nisi nga raundi i dytë në Konferencë Ligë për faktin se ishte fituese e Kupës së Shqipërisë.

Pasi barazoi 1-1 në ndeshjen e parë në Shkodër ndaj Universitatea Kraiovës, Vllaznia u mposht 3-0 në takimin e kthimit në Rumani, duke u përshëndetur me kompeticionin.

Ndërkohë Vllaznia e femrave në rast suksesi në ndeshjen e sotme ndaj Vorsklës në orën 16:00, përveç se do të behej ekipi i parë shqiptar në grupet e Champions-it, do të kalonte edhe meshkujt për sa i përket përfitimeve financiare nga UEFA për këtë sezon, duke garantuar në arkat e klubit minimalisht 580 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat