Reali do të provojë të transferojë sulmuesin...

Futboll

Reali do të provojë të transferojë sulmuesin...

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 13:45
Perez

Skuadra e Real Madrid-it nuk ka humbur shpresat për Erling Haaland-in.

Ylli norvegjez, me kalimin te Man. Cityt gjatë kësaj vere, nuk ka shuar shpresat e Real Madridit. ‘Los Blancos’ kanë një plan afatgjatë në mendje.

Sipas të përditshmes spanjolle ‘AS’, Real Madrid do të tentojnë transferimin e Haaland, gjatë vitit 2024.

Mediumi spanjoll thotë se marrëveshja mund të mbyllet për rreth 180 milionë euro. Haaland kaloi te Man. Siti nga Borusia Dortmund dhe aty duket mjaft i lumtur.

Forma e tij është e jashtëzakonshme. 2024 duket afër, por në futboll është larg. Forma mund të ndryshojë, po ashtu edhe interesimi i Real Madridit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat