Arbios Thaçi flet para ndeshjes me Dritën: E kemi studiuar kundërshtarin

Futboll

Arbios Thaçi flet para ndeshjes me Dritën: E kemi studiuar kundërshtarin

Më: 30 shtator 2022 Në ora: 19:05
Arbios Thaçi

Në këtë fundjavë zhvillohen ndeshjet e radhës në Superligën e Kosovës.

Do të kemi disa takime interesante, me tri prej tyre që zhvillohen të shtunën, kurse dy të tjera të dielën.

Drita do të përballet me skuadrën e Drenicës, atje ku pritet të jetë një takim shumë i rivalizuar. “Intelektualët” nuk e kanë pësuar asnjë humbje deri më tash dhe janë në krye të tabelës, kurse skuadra nga Skenderaj poashtu nuk e ka nisur keq kampionatin, ku nga 8 ndeshje ka 3 fitore, 2 barazime dhe 3 humbje.

Futbollisti i Drenicës, Arbios Thaçi tha për ‘GazetaBlic Sport’ se e kanë studiuar kundërshtarin dhe se udhëtojnë në Gjilan për të dhënë maksimumin e tyre.

“Kemi stërvitur me skuadrën dhe jemi përgatitur për këtë ndeshje. E kemi studiuar kundërshtarin dhe udhëtojmë për të dhënë më të mirën nga vetja. E kuptojmë formën e mirë të Dritës, por kjo gjë nuk na demoralizon për të marrë një rezultat sa më pozitiv që është e mundur”, tha Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat