Derbi i Londrës Veriore, ja formacionet zyrtare të Arsenalit dhe Tottenhamit

Futboll

Derbi i Londrës Veriore, ja formacionet zyrtare të Arsenalit dhe Tottenhamit

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 12:47
Arteta dhe Conte

Premier Liga angleze i rikthehet sot aksionit me disa ndeshje tejet interesante, ku spikat derbi i Londrës Veriore mes Arsenalit dhe Tottenhamit.

Arsenali dhe Tottenhami përballen sot në stadiumin “Emirates”, ku të dy skuadrat i ndanë vetëm një pikë në tabelë.

Në ndeshjen e fundit të zhvilluar në kampionatin anglez, Arsenali mposhti Brentfordin me rezultat 3:0, kurse Tottenhami e shkatërroi me rezultat 6:2 Leicester Cityn.

Momentalisht, Arsenali zë vendin e parë në tabelë me 18 pikë, krahas Tottenhamit që renditet i treti me 17 pikë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për “Topçinjtë” nuk do të paraqiten Elneny, Smith-Rowe dhe Cedric, kurse te Tottenhami mungojnë Davies, Kulusevski dhe Lucas Moura.

Tanimë Arteta dhe Conte kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë ndeshjen e sotme, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Arsenali (4-2-3-1): Ramsdale; Zinchenko, Gabriel, Saliba, White; Xhaka, Partey; Martinelli, Odegaard, Saka; Jesus

Tottenhami (3-4-2-1): Lloris; Romero, Dier, Lenglet; Emerson Royal, Hojbjerg, Bentancur, Perisic; Richarlison, Son; Kane

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat