Në Itali nuk kanë dyshime, FSHF-ja do ndajë rrugët me Rejan

Futboll

Në Itali nuk kanë dyshime, FSHF-ja do ndajë rrugët me Rejan

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 12:15
Në Itali nuk kanë dyshime, FSHF do ndajë rrugët e Rejan

Në Itali s’kanë dyshime. Federata Shqiptare e Futbolli nuk do të rinovojë kontratën me Edy Rejan, me këtë të fundit që tashmë nuk do të udhëtojë për në Shqipëri për ndeshjet e radhës.

Sipas “La Gazzeta”, “Tuttosport” por edhe media të tjera raportojnë se pavarësisht që FSHF reagoi dy ditë më parë duke theksuar se Reja mbetet trajneri i Shqipërisë, duke hedhur poshtë në mënyrë kategorike emrin e Luigi Di Biagio-s si pasuesi i tij i mundshëm, në Itali mediat bashkohet të gjitha në një pikë.

FSHF nuk do të rinovojë kontratën me Edy Reja-n, kontratë që i përfundon në muajin nëntor të këtij viti.

Gigi Di Biagio është mes kandidatëve kryesorë, madje mund të drejtojë Shqipërinë në miqësoren e nëntorin në “Air Albania” kundër Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat