IHF Trophy javën tjetër

Futboll

IHF Trophy javën tjetër

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 21:19
IHF Trophy javën tjetër

Federata e Hendbollit e Kosovës po i bën përgatitjet e fundit për garën e rëndësishme IHF Trophy për zonën e Evropës, që javën tjetër mbahet në Prishtinë.

Do të garojnë hendbollistët e grupmoshave U20 dhe U18 të Kombëtareve të ndryshme evropiane.

Për përgatitjet që po bëhen për IHF Trophy, për synimet e Kosovës dhe për aktivitetet e tjera që na presin, presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini do të mbajë konferencë për media.

Konferenca mbahet të mërkurën (nesër) prej orës 11:00 në lokalet e FHK-së në Shtëpinë e Sporteve në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat