Sqarohet situata te Laçi

Futboll

Sqarohet situata te Laçi

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 14:47
Sqarohet situata te Laçi

Stërvitja e fundit e Laçit u drejtua dje nga tekniku krutan Ramadan Ndreu.

Kjo bëri që të kishte dyshime për një largim të mundshëm të malazezit Dejan Vukiçeviç.

“Panorama Sport” raportoi pak orë më parë se malazezi ka pasur një fatkeqësi familjare dhe ka udhëtuar drejt Podgoricës ditën e djeshme, kësisoj klubi kurbinas kishte marrë menjëherë masat për ta zëvendësuar me Ramadan Ndreun.

Vetëm pak minuta më parë është konfirmuar se Vukiçeviç është rikthyer nga Mali i Zi dhe do të jetë në krye të pankinës në ndeshjen ndaj Tiranës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat