Pellegrini: Kualifikimi? Edhe në Spanjë flasin shumë për ne

Futboll

Pellegrini: Kualifikimi? Edhe në Spanjë flasin shumë për ne

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 16:28
Pellegrini: Kualifikimi? Edhe në Spanjë flasin shumë për ne

Real Betis po zhvillon një sezon fantastik dhe këtë e vërtëtojnë numrat.

Skuadra e Pellegrini-t po bën mirë jo vetëm në kampionat, në La Liga, por edhe në Europa League, aty ku mbrëmjen e të enjtes doli me pikët e plota nga Olimpico përballë Romës së Jose Murinho-s.

Spanjollët ishin shumë kërkues dhe në fund u shpërblyen duke marrë fitoren e tretë radhazi në tre ndeshjet e para dhe kryesojnë me meritë grupin C.

Pas suksesit ndaj Romës, trajneri i skuadrës, Manuel Pellegrini u shfaq shumë i lumtur dhe theksoi se skuadra e tij po bën një punë të jashtëzakonshme.

“Ishte një mbrëmje e jashtëzakonshme. E kontrolluam lojën dhe krijuam shumë raste.

Për hir të vërtetës, per ne, pjesa e parë ishte më mirë se fraksioni i dytë. Nuk e humbëm kontrollin dhe pse humbëm disa pjesë, si Fekir. Kishim përballë një skuadër si Roma, një kundërshtar shumë të fortë dhe na vendosi shpesh herë në vështirësi, por ne ia dolëm në fund dhe kjo falë shpirtit që skuadra disponon.

Kualifikimi? Jo, ka ende kohë. Edhe në Spanjë flasin shumë për ne, por jemi me këmbë në tokë. Duhet të presim për kualifikimin, ajo që mund të them tani është se jemi në rrugën e duhur dhe duhet të ruajmë ritmin dhe formën” – përfundoi trajneri 69-vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat