Jashari: Do të jetë një ndeshje e vështirë

Futboll

Jashari: Do të jetë një ndeshje e vështirë

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 17:03
Jashari: Do të jetë një ndeshje e vështirë

Drita është gati për sfidën me Trepçën ‘89, e cila do të zhvillohet nesër (13.00) në fushën ndihmëse në Gjilan.

Ndeshja është e vlefshme e javës së dhjetë të elitës së futbollit të Kosovës.

Drita synon edhe tre pikë dhe të përforcojë kreun e tabelës, ndërsa mitrovicasit besojnë në mrekulli. 

Drita kryeson me 21 pikë dhe Trepça ’89 renditet në pozitën e 6-të me 9 pikë.

Ndërsa, futbollisti i Dritës, Muharrem Jashari, potencoi se nesër pritet të zhvillohet një përballje e fortë dhe interesante.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë duke parë edhe kualitetin që e ka Trepça 89’ brenda skuadrës.

Po ashtu jemi përballë në xhiron e parë dhe i dijmë pikat e forta e të dopta të tyre, gjë që e bënë ndeshjen një përballje të fortë. Do të jetë ndeshje interesante me futboll të hapur, sepse edhe ata luajnë sikurse ne. Por, ne jemi përgatitur maksimalisht që ta fitojmë këtë ndeshje”, ka thënë Jashari.

Rezultatet e ciklit të parë janë motivuese edhe për futbollistët, por sipas futbollistit Drita synon të ketë këtë vazhdimësi.

“Kemi ecuri pozitive pa asnjë humbje, por tani fillon cikli i dytë dhe sigurisht që mundemi edhe më shumë. Kemi një ekip kualitativ dhe stabil dhe mendoj se duhet të vazhdojmë me fitore e të mos pranojmë humbje.

Tani në klub atmosfera është pozitive dhe jemi të kombinuar, kështu që vazhdojmë përpara”, përfundoi Jashari.

Për ndeshjen e nesërme janë të gatshëm të gjithë futbollistët, përveç Drilon Islamit, i cili ka një shqetësim të vogël.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat