Zgjedhjet e trajnerit blaugrana nuk i kanë siguruar...

Futboll

Zgjedhjet e trajnerit blaugrana nuk i kanë siguruar...

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 20:49
Xavi

Talent i futbollist spanjoll dhe europian, mbajtës i rekordit të lojtarit më të ri të historisë që ka shënuar një gol në Clasico, Ansu Fati ka kaluar shumë vështirësi në sezonin e fundit për shkak të një dëmtimit serioz që ka kufizuar aktivizimin e tij.

Tani që problemet fizike janë hedhur pas krahëve, talenti blaugrana mendonte se do të kishte një vend të sigurt në formacionin titullar të trajnerit Xavi. Megjithatë, gjërat nuk po shkojnë shumë mirë në këtë drejtim.

Po flasim për Ansu Fati, një nga talentet më të pastër të botës së futbollit. Pas rinovimit deri në vitin 2027, me marrëveshjen që është nënhkruar vetëm një vit më parë, sulmuesi, i cili nuk ka mbushur akoma 20 vjeç, është në listën e objektivave të klubeve më të mëdha europiane.

Zgjedhjet e trajnerit blaugrana nuk i kanë siguruar, deri tani, një vend në formacionin titullar, përkundrazi. Pjesën më të madhe të herëve, në treshen katalanase të sulmit, futbollisti e ka nisur nga stoli për t’i lënë hapësirë Raphinha-s ose Ferran Torres-it.

Siç ka bërë të ditur portali Elnacional.cat, në fakt, aktivizimi me pikatore i sulmuesit të ri duket se ka sjellë zërat për një lamtumirë të mundshme të tijën.

Kjo pavarësisht rinovimit të nënshkruar kohët e fundit. PSG, Liverpool dhe Manchester United vazhdojnë ta ndjekin situatën, por në garë duket se është futur edhe Inter-i tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat