Formacioni i javës

Futboll

Formacioni i javës

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 21:00
Formacioni i javës

Goli i Lionel Mesit në ndeshjet e treta të UEFA Champions League ndaj Benfikës është shpallur më i miri i javës.

Mesi fitoi çmimin me goditjen e tij të jashtëzakonshme duke mposhtur Rafael Gerrero që shënoi në ndeshjen Sevilja-Dortmund, të Trent Aleksandër-Arnold në Liverpul-Rejnxhërs dhe të Andre Silva në Lajpcig-Sëlltik Kilian Mbape dhe Erling Haland  e fituan këtë çmim në dy javët e para.

Ndërsa në formacionin e javës, në bazë të pikëve që morën për atë që dhanë në fushë, u përzgjodhën këta 11 lojtarë:

Diogo Kosta (Porto); Trent Aleksandër-Arnold (Liverpul), Xhovani di Lorenco (Napoli), Ris Xhejms (Çelsi), Rodrigo (Real Madrid), Angel Di María (Juventus), Amin Harit (Olimpik Marsejë), Adrien Rabio (Juventus), Sadio Mane (Bajern Mynih), Andre Silva (Lajpcig) dhe Xhiakomo Raspadori (Napoli).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat