Bellerin i përkohshëm, Barcelona e ka “fiksuar”

Futboll

Bellerin i përkohshëm, Barcelona e ka “fiksuar”

Më: 8 tetor 2022 Në ora: 14:40
Bellerin i përkohshëm, Barcelona e ka “fiksuar”

Barcelona tanimë po mendon për objektivat e reja për merkaton e verës së ardhshme.

Sipas Sport, bordi katalanas është duke u interesuar për të përforcuar dy pozicione, mbrojtës i djathtë dhe mesfushor shkatërrues, pasi Busquets është duke luajtur sezonin e fundit.

Sipas kësaj medie, Barcelona sheh si të përshtatshëm si mbrojtës anësor, yllin e Manchester Unite, Diego Dalot.

Portugezi ishte si opsion edhe gjatë merkatos që lam pas, por “Djajtë e Kuq” nuk kishin ndërmend ta shisnin, i cili tanimë është bërë një lojtar “kyç” për teknikun Ten Hag.

Sport bën me dije se klubi ka kontaktuar tashmë me rrethin e afërt të futbollistit për të treguar interesin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat