Drita nuk njeh rival, demolon edhe Trepçën ‘89

Futboll

Drita nuk njeh rival, demolon edhe Trepçën ‘89

Nga: K. G. Më: 8 tetor 2022 Në ora: 14:51
Drita feston

Drita e Gjilanit është në formën me të mirë, për 10 ndeshje ka 7 fitore e 3 barazime në elitën e futbollit të Kosovës.

Drita nuk njeh rival, demolon me rezultat 3:1 edhe Trepçën ’89 të Mitrovicës në kuadër të javës së 10-të.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin ndihmës në Gjilan, ndërsa ’89-shi pas angazhimit ka shënuar golin e nderit në minutën e 90+3 përmes futbollistit Muja.

Për fitoren e Dritës shënuan Muharrem Jashari (7'), Besnik Krasniqi (54'- nga penalltia), Ardit Tahiri (70').

Skuadra nga Gjilani kryeson me 24 pikë dhe Trepça ’89 është në vend të gjashtë me 9 sosh. 

Me 12 tetor Drita luan me Ferizajn dhe Trepça '89 e pret Gjilanin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat