Interi rrëmbeu tre pikë të mëdha në Reggio Emilia.
ZIkaltrit i shkaktuan humbje me rezultat 2:1 Sassuolos, në takimin e javës së 9-të të Serie A.
Futbollisti Dzeko në minutën e 44-të e 75-të, shënoi golat për fitoren e Interit.
Prattesi në minutën e 60-të ka shënuar për vendasit.
Kristijan Asllani u paraqit titullar për Interin. Ai u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 19-të dhe në fillim të pjesës së dytë u zëvendësua.
Interi renditet në vend të shtatë me 15 pikë, ka tre më shumë se Sassuolo që gjendet dy vende më poshtë.