Manchester City dhe Chelsea nuk zhgënjejnë, shqiptari realizon golin e parë

Futboll

Manchester City dhe Chelsea nuk zhgënjejnë, shqiptari realizon golin e parë

Më: 8 tetor 2022 Në ora: 18:01
Manchester City dhe Chelsea nuk zhgënjejnë, shqiptari realizon golin e parë

Manchester City nuk e vendosi për asnjë moment në diskutim suksesin ndaj Southampton në Etihad Stadium teksa të besuarit e trajnerit Pep Guardiola, fituan me rezultatin e thellë 4:0.

The Citizens e vendosën në shinat e duhura ndeshjen që në pjesën e parë pasi në minutën e 20-të, Joao Cancelo dribloi bukur mbrojtësin kundërshtarë dhe me një diagonal të saktë tundi rrjetën.

Ndërkohë, në minutën e 32-të, Phil Foden dyfishoi shifrat pas një asisti të të zakonshmit Kevin De Bruyne.

Me shifrat 2-0 përfundoi pjesa e parë, ndërsa kur kishin kaluar katër minuta nga starti i fraksionit të dytë, Mahrez realizoi edhe golin e tretë. Por, ndeshja nuk mund të përfundonte pa golin e Erling Haaland.

Dhe, norvegjezi nuk zhgënjeu pasi realizoi në minutën e 65-të pas asistit të Cancelo teksa sulmuesi regjistroi golin numër 15 në këtë sezon të Premier League.

Pas këtij suksesi, City mbetet në vendin e parë të renditjes me 23 pikë pas nëntë javëve të luajtura, ndërsa Southampton mbetet në vendin e 16-të me shtatë pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat