Antony: Ndaj Evertonit ta imponojmë lojën tonë

Futboll

Antony: Ndaj Evertonit ta imponojmë lojën tonë

Më: 8 tetor 2022 Në ora: 18:12
Antony

Futbolliisti i Manchester United, Antony ka thënë se Manchester United duhet t`ia imponojë lojën e vet Evertonit kur të ndeshen të dielën.

"Kemi me biseduar me shokët e skuadrës dhe  do të jetë e vështirë.

Ne duhet të imponojmë lojën tonë, të tregojmë forcën tonë", ka thënë ai.

Reprezentuesi brazilian është shprehur se duhet harruar humbja nga City. 

"Sezoni ynë nuk është vetëm me një ndeshje. Tani jemi të fokusuar në ndeshjen kundër Evertonit dhe të marrim tre pikët. Tani është koha të përgatitemi dhe të stërvitemi më shumë, të korrigjojmë gabimet, të ecim në drejtimin e duhur dhe të arrijmë gjëra të mëdha”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat