Milani i tregon Juventusit se kush është shefi në Itali

Futboll

Milani i tregon Juventusit se kush është shefi në Itali

Nga: K. G. Më: 8 tetor 2022 Në ora: 19:52
Pamje nga ndeshja

Milani ka arkëtuar tre pikë të mëdha në ndeshjen e javës së nëntë të Serie A në futboll.

Kampioni në fuqi i Italisë, Milani, ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Juventusit.

Ndeshje me rivalitet të madh deri në minutat e fundit, por “rossonerët” u treguan më të shkathët duke marrë tre pikë. 

Golat i realizuan Tomori (45+1) dhe Diaz (54').

Napoli kryeson me 20 pikë, aq pikë kanë edhe Atalanta e Milani, ndërsa Juventusi renditet në pozitën e shtatë me 13 pikë. 

Trajneri i Milanit, Pioli, feston fitoren, ndërsa ai i Juventusit, Allegri, është me dhimbje koke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat