Dallku: Ne morëm atë që deshëm

Futboll

Dallku: Ne morëm atë që deshëm

Më: 8 tetor 2022 Në ora: 23:03
Dallku: Ne morëm atë që deshëm

Dukagjini ka shënuar fitore të madhe në “Fadil Vokrri” ndaj Prishtinës. 

Klinasit mposhtën kryeqytetasit me rezultat minimal 1-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e dhjetë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Pas ndeshjes, trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku tha se ndeshjen e fitoi ekipi më i mirë.

“Ne morëm atë që deshëm. Rëndësi kanë pikët e plota. Duhet t’i përgëzoj djemtë për luftën e pakompromis brenda fushës. Në pjesën e dytë patëm vështirësi pasi kundërshtari ndryshoi në taktikë dhe na mori pak kohë deri sa u përshtatëm sërish në lojë.

Patëm disa raste, me Johnin dhe penalltinë. Me rëndësi janë pikët. Prishtina është ekip i madh që mund ta vë në vështirësi çdo skuadër. Por, sot fitoi ekipi më i mirë”, tha Dallku fillimisht.

Dukagjini në tetë xhirot e para nuk kishte asnjë fitore. Të shtunën shënoi fitoren e dytë të njëpasnjëshme.

“Kryesia ka pasur besim te shtabi teknik, ne kemi besuar tek ekipi. Në xhirot e para kemi pasur ngërrç sepse ndryshimi i lojtarëve është i vështirë, sidomos për neve si staf. Ne kemi pasur besim. Klubi ka pasur besim te ne. Ne po mundohemi t’ua shpërblejmë. I falënderoj edhe tifozët e klubit për përkrahjen. Kjo fitore shkon për ta”, ka thënë Dallku pas ndeshjes.

Është kjo fitora e dytë radhazi për Dukagjinin që tani ngjitet në vendin e parafundit në tabelë me nëntë pikë.

Prishtina në anën tjetër pozicionohet në vendin e katërt me 12 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat