Vazhdojnë ndeshjet në garat evropiane, derbi përballja në mes Arsenal – Liverpool

Futboll

Vazhdojnë ndeshjet në garat evropiane, derbi përballja në mes Arsenal – Liverpool

Më: 9 tetor 2022 Në ora: 08:48
Florim Zeqa

Sot vazhdojnë ndeshjet në garat e mëdha evropiane.

Kryendeshja e sotme do të mbahet në ‘Emirates’ aty ku Arsenal do pres Liverpoolin.

‘Topçinjtë’ do kërkojnë vazhdimin e formës së mirë edhe ndaj ‘Reds’, me fillim nga ora 17:30.

Në rast se ekipi i Mikel Artetas lëshon pikë, atëherë do të humb vendin e parë në Premier Ligë.

Arsenali do përballet me Liverpoolin që nuk po tregon formë të mirë këtë edicion, andaj mund të triumfojnë ndaj tyre.

Ndeshje tjetër interesante në ligën angleze është ajo në mes Everton – Man United.

‘Djajtë e Kuq’ shkojnë për pikët e plota ndaj skuadrës së Evertonit.

Takimi në mes tyre fillon në orën 20:00.

Në Itali, Napoli është mysafirë i Cremonese, me fillim nga ora 18:00. Kurse Roma pret Lecce nga ora 20:45.

Ndërsa, në Spanjë me fillim nga ora 21:00 Barcelona luan për të marrë kreun e tabelës ndaj Celta Vigos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat