Aksident i rëndë

Futboll

Aksident i rëndë

Më: 9 tetor 2022 Në ora: 12:20
Aksident i rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në garat e kampionatit të Superbike në motociklizëm.

Në kategorinë Supersport 300, piloti holandez Victor Steeman (skuadra Mtm Kawasaki) është rrëzuar në pistën e Portimao (Portugali).

Incidenti ka ndodhur në kthesën nr.14, ku ai është rrëzuar në pistë dhe më pas mbi të ka kaluar një motor tjetër, ai i pilotit Jose Luis Perez Gonzalez.

Impakti ka qenë i fortë, aq sa Steeman ka qëndruar pa ndjenja anash pistës.

Gara u ndërpre menjëherë dhe pilotit holandez iu dha ndihma e shpejtë, për t’u transportuar më pas në spitalin e Faro. Sipas mediave vendase, piloti është në rrezik për jetën, pasi ka pësuar dëmtime të shumta në trup dhe kokë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat