Short pozitiv për Shqipërinë, cilët janë rivalët e grupit E

Futboll

Short pozitiv për Shqipërinë, cilët janë rivalët e grupit E

Më: 9 tetor 2022 Në ora: 13:16
Short pozitiv për Shqipërinë, cilët janë rivalët e grupit E

Polonia, Çekia, Ishujt Faroe dhe Moldavia janë kundërshtarët e Shqipërisë në rrugëtimin për në Euro 2024, turne që do të zhvillohet në Gjermani. Goglat vendosën kombëtaren kuqezi në grupin E, aty ku nuk ka ka emra të mëdhenj dhe të frikshëm, edhe pse Polonia dhe Çekia janë skuadra tepër të forta.

Short i pranueshëm dhe optimist, por në futbollin e sotëm nuk ka më rivalë të lehtë dhe duhet shumë punë, besim dhe sakrifica për të mbërritur te rezultatet pozitive dhe për të realizuar dëshirën e madhe të tifozëve shqiptarë për të shijuar një tjetër Europian pas Francë 2016.

Euro 2024 do të zhvillohet në tokën gjermane. Kompeticioni fillon në 14 qershor të vitit 2024 dhe do të përfundojë në finalen e madhe të 14 korrikut në “Olympiastadion” të Berlinit. Dy ekipet e para të çdo grupi kualifikohen në Gjermani 2024.

Shtatë grupe janë me nga pesë ekipe, ndërkohë që tre grupet e tjera me nga gjashtë skuadra, në një total prej 53 skuadrash. Kombëtarja do të fitojë 1 milion euro për çdo fitore në grup dhe gjysmën e kësaj shume për barazim.

Për arsye politike, u evitua rënia në të njëjtin grup e këtyre ekipeve: Armenia me Azerbajxhanin, Bjellorusia me Ukrainën, Gjibraltari me Spanjën, Kosova me Bosnjë Hercegovinën dhe Kosova me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat