Real alarmohet përpara “El Clasico”

Futboll

Real alarmohet përpara “El Clasico”

Më: 9 tetor 2022 Në ora: 18:39
Real alarmohet përpara “El Clasico”

Portieri i Real Madridi, Tibo Kurtua, mund të humbasë “El Clasico” të të dielës së ardhshme kundër Barcelonës.

Edhe pse ai nuk ka qenë në dispozicion në ndeshjet e fundit, trajneri Karlo Ançeloti po shpresonte që ai të ishte gati kundër rivalëve të përjetshëm.

“Mundo Deportivo” raporton se Kurtua nuk po stërvitet me grupin dhe për këtë arsye janë shfaqur dyshimet për praninë e tij. Problemi që ai ka me nervin shiatik në këmbën e majtë e ka mbajtur jashtë fushës së gjelbër.

Nuk dihet ende se sa kohë do t’i nevojitet portierit për t’u rikuperuar apo kur do të jetë gati për të mbrojtur portën e madrilenëve.

Rikujtojmë që portieri nuk ka luajtur as në sfidat e zhvilluara kundër Shaktarit, Osasunës dhe Getafes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat