Ish-sulmuesi i Chelseat me fjalë të mëdha për Armando Brojën

Futboll

Ish-sulmuesi i Chelseat me fjalë të mëdha për Armando Brojën

Më: 9 tetor 2022 Në ora: 21:36
Ish-sulmuesi i Chelseat me fjalë të mëdha për Armando Brojën

Goli i parë me Chelsean për Armando Brojën nuk është lënë pa u komentuar në ishull, ku shuëm persona të njohur të futbollit i kanë thurur elozhe sulmuesit të Kombëtares shqiptare.

Këtë gjë ka bërë dhe ish-sulmuesi i njohur i “Bluve”, Pat Nevin, i cili ka theksuar se 21-vjeçari ka një ardhme të madhe përpara.

“Kjo ishte shumë e rëndësishme për të. Tifozët e Chelseat e duan Armando Brojën sepse kur ai futet në lojë, ai përpiqet fortë. Ai nuk është egoist, por gjithashtu tenton portën”.

“Shumë njerëz flasin për Aubameyangun, por nuk shkruajnë për Brojën. Mendoj se ai ka një të ardhme të madhe përpara”, u shpreh skocezi për “BBC Radio”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat