​UEFA ia beson një tjetër ndeshje të madhe gjyqtarit Genc Nuza

Futboll

​UEFA ia beson një tjetër ndeshje të madhe gjyqtarit Genc Nuza

Më: 10 tetor 2022 Në ora: 14:51
Genc Nuza

Gjyqtarët e futbollit kosovar po vazhdojnë me paraqitjet e tyre të njëpasnjëshme në garat evropiane.

Së fundmi, UEFA ka vendosur që gjyqtarit Genc Nuza t’ia besojë ndeshjen e Ligës së Kampionëve U19, ndërmjet skuadrës çeke Viktoria Plzen dhe asaj gjermane, Bayern Munich, e cila zhvillohet të mërkurën, në orën 13:00, në kuadër të Grupit C.

Në mesjavën e kaluar skuadra çeke e ka befasuar skuadrën gjermane (2:1) në Munih. Krahas Nuzës në këtë ndeshje do të jenë edhe dy asistentët, Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat