Busquets barazon rekordin e Ramosit dhe Casillasit

Futboll

Busquets barazon rekordin e Ramosit dhe Casillasit

Më: 10 tetor 2022 Në ora: 17:56
Busquets

Të dielën mbrëma, Barcelona shënoi fitore 1:0 kundër Celta Vigos, në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në La Liga.

Kjo fitore ishte e veçantë për kapitenin e skuadrës, Sergio Busquetsin, i cili barazoi një rekord me ish-anëtaret e Real Madridit, Sergio Ramosin dhe Iker Casillasin.

Sipas “Mundo Deportivo”, Busquets tani numëron 334 fitore në La Liga, aq sa kanë arritur edhe Ramos e Casillas më herët.

Rekordi për më së shumti fitore në elitën e futbollit spanjoll mbahet nga Lionel Messi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat