Silva: Në “San Siro”, rikthehem si trajner!

Futboll

Silva: Në “San Siro”, rikthehem si trajner!

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 11:26
Silva

Përpara ndeshjes së Champions League përballë ish-skuadrës së tij, Milanit, Thiago Silva ka zbuluar se mund të ishte ribashkuar me “Djallin” përpara se të zgjidhte të kalonte te Chelsea.

Më tej ai theksoi se në Milano mund të rikthehet të ardhmen, ndoshta si trajner.

“Kisha mundësinë të rikthehesha te Milan, përpara kalimit te Chelsea, por nuk ndodhi.

Për të ardhmen nuk e di se çfarë do të ndodhë, jam i lumtur në Chelsea-n. Jam në një skuadër të shkëlqyer dhe nuk mendoj se mund të kthehem në Milano. Në të ardhmen si trajner ndoshta…”- u shpreh Silva në konferencën e dhënë përpara ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat