Kupa e Shqipërisë rikthehet të luajë ndeshjet e kthimit

Futboll

Kupa e Shqipërisë rikthehet të luajë ndeshjet e kthimit

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 11:28
Kupa e Shqipërisë

Kupa e Shqipërisë rikthehet të luajë ndeshjet e kthimit të turit të parë me katër sfida ditën e sotme.

Në Grupin A do të luhen dy ndeshje: Në orën 14:00, Bylis-Pogradeci dhe në orën 15:00 në kompleksin “Internacional” në Pezë-Helmes, Tërbuni-Lushnja.

Në Grupin B, në orën 13:00 Laçi do të luajë ndaj Devollit në kompleksin “Internacional” në Pezë-Helmes, ndërsa Teuta do të luajë ndaj Luzit në stadiumin “Niko Dovana”.

Vlen të theksohet se sot duhej të zhvillohej dhe takimi mes Dinamos dhe Butrintit, por klubi nga Saranda ka njoftuar se nuk do të paraqitet për ta luajtur këtë ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat