Aguirre tregon se çfarë i tha Vedat Muriqit

Futboll

Aguirre tregon se çfarë i tha Vedat Muriqit

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 12:37
Muriqi

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi vazhdon me performancën e shkëlqyer në La Liga.

Ylli i ‘Dardanëve’ mbrëmë shënoi sërish gol. Muriqi realizoi nga pika e bardhë, duke ia siguruar një pikë Mallorca në udhëtim tek Elche, derisa kosovari dështoi nga penalltia në pjesën e parë.

Javier Aguirre, trajner i Mallorca, pas ndeshjes tha se është i lumtur me paraqitjen e Muriqit.

“Gjatë pushimit të pjesës së parë i kam thënë Muriqit që ta godiste sërish penalltinë nëse do të akordohej.

I besoj plotësisht dhe duhet kuptuar se në rastin e parë portieri ka bërë një pritje madhështore”, tha Aguirre.

Goli i mbrëmshëm ishte i katërti për Muriqin këtë sezon të garave me Mallorcan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat