Mbrëmje e madhe në Champions, Juve për “jetë a vdekje”

Futboll

Mbrëmje e madhe në Champions, Juve për “jetë a vdekje”

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 12:55
Mbrëmje e madhe në Champions, Juve për “jetë a vdekje”

Champions League mbrëmjen e sotme rikthehet me ndeshjet e katërta të fazës së grupeve që do të përcaktojnë jo pak për ecurinë për në fazën tjetër.

Juventusi do të luajë një ndeshje “jetë a vdekje” me Maccabi Haifa, teksa fitorja është detyrim nëse synon të vijojë aventurën në këtë kompeticion.

Ecuria negative e javëve të fundit në ekipin e Allegrit dhe fakti se Benfica po bën mjaft mirë ka trembur jo pak ekipin torinez.

Manchester City ndërkohë pritet ta ketë formalitet ndeshjen ndaj Kopenhagen. Në mbrëmje është super ndeshja mes Milanit dhe Chelsea-t. Armando Broja mund të ketë shansin për të luajtur disa minuta, ndërkohë që në rastin më të mirë mund ta nisë si titullar.

Kuqezinjtë synojnë të marrin 3 pikët, pasi situata në grup është shumë e komplikuar, me Salzburgun që udhëheq e 5 pikë, të ndjekur nga Chelsea dhe Milan me 4.

Reali do të luajë ndaj Shakhtar, ndërkohë që duel interesant pritet të jetë dhe ai mes Dortmundit dhe Sevillas. PSG dhe Benfica ndërkohë në mbrëmje do të jetë një tjetër ndeshje e gjitha për t’u shijuar, me parisienët që kërkojnë të marrin fitoren pas barazimit në Lisbonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat