Juventus i rikthehet një historie të vjetër!

Futboll

Juventus i rikthehet një historie të vjetër!

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 17:36
Juventus i rikthehet një historie të vjetër!

Juventus po kalon një formë të dobët në sezonin e ri të Seria A, ku së fundmi “bardhezinjtë” u mundën edhe nga Milan. “Zonja e Vjetër” pas nëntë javësh e sheh veten 10 pikë pas vendit të parë që mbahet nga Napoli. Gjithashtu e njëjta situatë paraqitet edhe në Champions League, ku Juventus është mundur nga Paris Saint German dhe Benfica.

Për të shpëtuar sezonin drejtuesit e torinezëve e kanë gjetur zgjidhjen pasi sipas mediave italiane drejtuesit janë fokusuar në merkaton e dimrit. Synimi kryesor i bardhezinjve në janar është për të nënshkruar me Sergej Milinkovic-Savic.

Kontrata e serbit me Lazion përfundon në verën e vitit 2024 dhe Juventus mund të përfitoj për ta siguruar me një kosto jo shumë të lartë. Mesfushori është pjesë e Lazios që prej vitit 2015 dhe gjithmonë në Seria A ka qenë në qendër të vëmëndjes për shkak të interesit të tij nga klubet italiane.

27-vjeçari ka nisur një sezon fantastik me Lazion, ku në nëntë javët e para ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar shtatë asist për shokët e skuarës. Forma e tij e mirë mund ta vendos përsëri në qendër të merkatos dhe kërkesë për të blerë kartonin e tij mund të ketë edhe nga klubet e tjera europiane, ku më parë ka pasur interes nga Premier League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat