Broja shfaqet me ngjyrat kuqezi në këpucë

Futboll

Broja shfaqet me ngjyrat kuqezi në këpucë

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 17:37
Broja shfaqet me ngjyrat kuqezi në këpucë

Armando Broja mban me krenari ngjyrat kuqezi në këpucët e tij. Edhe sot, kur do të luajë në një “tempull kuqezi” siç është stadiumi “San Siro” ku Çelsi i tij do të përballet me Milanin.

Por nuk bëhet fjalë për ngjyrat kuqezi të milanistëve, një klub i cili raportohet se është interesuar shpesh për sulmuesin shqiptar. Ngjyrat kuqezi të Brojës janë vetëm ato të flamurit shqiptar, siç tregohet në pamjet e shpërndara nga vetë klubi i Çelsit.

Flamuri shqiptar shoqëron mbishkrimin A.

Broja në këpucët e sulmuesit shqiptar, këpucë me të cilat ai shënoi golin e tij të parë në Premier Ligë me fanellën e Çelsit në fundjavën e kaluar dhe shpreson që të vazhdojë në këtë rrugë ndoshta që sonte ndaj kuqezinjve të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat