Roma shtyn kontrollin

Futboll

Roma shtyn kontrollin

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 17:49
Roma shtyn kontrollin

Raporte të shumta në Itali pretendojnë se ylli i Romës, Paulo Dybala mund t’i nënshtrohet një skanimi vendimtar MRI për të vlerësuar kohën e rikuperimit të tij nesër dhe jo sot.

Sulmuesi argjentinas pësoi një dëmtim kuadriceps gjatë ekzekutimit të një goditje dënimi kundër Lecce të dielën mbrëma. José Mourinho dukej i shqetësuar, duke pranuar se La Joya nuk do të luante më për Giallorossi në 2022.

Ka frikë se Dybala do të humbasë Botërorin me Argjentinën, por koha e saktë e rikuperimit për ish-sulmuesin e Juventusit është ende e paqartë. La Gazzetta Dello Sport dhe Il Corriere Dello Sport raportojnë se Roma mund të shtyjë imazhin e rezonancës magnetike të Dybala për të mërkurën për të pasur një pamje më të qartë të gjendjes së tij fizike.

Argjentinasi iu nënshtrua testeve fillestare të hënën pasdite, por sipas Gazzetta-s, mjekët nuk mund të vlerësonin natyrën e saktë të dëmtimit dhe kohën e rikuperimit pasi ka ende lëngje në kofshën e tij të dëmtuar të djathtë.

Prandaj, ata mund të shtyjnë kontrollin vendimtar për të mërkurën për të kuptuar më mirë situatën dhe sa kohë do të qëndrojë Dybala jashtë fushës. Ne fakt, eshte nje ceshtje qe duhet kapur me “pinca”...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat