Xavi: Kundër Interit japim jetën, këtë ndeshje e shohim si një finale!

Futboll

Xavi: Kundër Interit japim jetën, këtë ndeshje e shohim si një finale!

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 17:53
Xavi

Xavi dhe Barcelona do të luajnë gjithçka mbrëmjen e nesërme, teksa Barcelona synon një natë magjike ndaj Interit për të mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim.

Trajneri i ekipit katalanas, ka kërkuar nga skuadra që të japin më shumë se maksimumin për të marrë vetëm 3 piket.

“Për ne do të jetë si finale, ja përse do të japim jetën për t’u kualifikuar. Sigurisht që nuk është bukur të gjendesh në këtë situatë, por kemi kualitetet për të bërë mirë dhe për të kaluar. Besoj shumë te mbështetja që na jep publikua në Camp Nou, është si vullkan. Kemi shumë dëshirë për t’u kundërpërgjigjur pas asaj që ndodhi në San Siro.

Pres një ndeshje të ngjashme si ajo në Milano, ata mbrohen shumë poshtë.

Ne duhet të tentojmë të tjera alternativa. Të jemi kurajoz dhe të shkojmë në sulm. Duhet të dyfishojmë sulmin, jo të mbrohemi, kjo është ADN-ja ime, duhet të jemi më vertikal në lojë.

A firmos për 1-0? Jo, do më pëlqente një 2-0. Nuk firmos. Nëse do të zgjidhja, sigurisht do të ishte më mirë 2-0”, deklaroi Xavi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat