Super ndeshje sot në Ligën e Kampionëve

Futboll

Super ndeshje sot në Ligën e Kampionëve

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 09:13
Foto ilustrim

Liga e Kampionëve vazhdon sot me disa ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për xhiron e katërt të fazës së grupeve.

Programin e sotëm do ta hapin dy ndeshje me fillim nga ora 18:45, ku më interesantja do të jetë ajo mes Napolit dhe Ajaxit.

Ndërkaq, e gjithë vëmendja do të jetë te derbi që zhvillohet në stadiumin “Spotify Camp Nou”, ku me fillim nga ora 21:00, Barcelona e pret në shtëpi gjigantin italian, Inter.

Po ashtu, krahas kësaj ndeshje do të zhvillohet edhe përballja mes skuadrës së Rangers dhe Liverpoolit në stadiumin “Ibrox” të Glasgow.

Më poshtë mund të gjeni të gjitha ndeshjet e programit të sotëm të Ligës së Kampionëve.

18:45 Atletico Madrid – Club Brugge

18:45 Napoli – Ajax

21:00 Barcelona – Inter

21:00 Bayer Leverkusen – FC Porto

21:00 Plzen – Bayern Munich

21:00 Rangers – Liverpool

21:00 Sporting CP – Marseille

21:00 Tottenham – Eintracht Frankfurt

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat