Shumë i nervozuar me gazetarin, Klopp: Ju lutem më bëni pyetjen tuaj më shpejtë

Futboll

Shumë i nervozuar me gazetarin, Klopp: Ju lutem më bëni pyetjen tuaj më shpejtë

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 09:21
Jurgen Klopp

Jurgen Klopp nuk ishte i kënaqur me një pyetje në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes në Ligën eKampionëve, dhe gjithashtu sulmoi një ish-mesfushor të Liverpool.

Klopp është nën presion në rritje në sytë e shumë njerëzve pasi fillimi i vështirë i sezonit të skuadrës së tij vazhdoi të dielën me një humbje ndaj Arsenalit.

Së fundmi, ish-mesfushori i Reds, Didi Hamann, pohoi se skuadrës i mungonte një ‘shkëndijë’, megjithëse ai mohoi të thoshte se gjermani mund të largohet nga Liverpool.

Klopp u pyet për mungesën e ‘shkëndijës’ në konferencën e tij për shtyp dhe 55-vjeçari nuk ishte i impresionuar me pyetjen.

“Dëgjove deklaratën pas ndeshjes kundër Arsenalit që tha se Liverpoolit ‘i duhet një shkëndijë’, çfarë mendoni ju…” filloi të pyeste një gazetar para se t’i ndërpritej fjala.

“Kush e tha këtë?”, e pyeti Klopp.

“Didi Hamann,” i tregoi gazetari trajnerit.

Oh mirë,” ia ktheu Klopp me sarkazëm. “Ai është një tifoz fantastik. I respektuar kudo”, vazhdoi Klopp.

Të jesh ish lojtar i Liverpoolit nuk të jep të drejtën të thuash gjithçka që dëshiron, veçanërisht kur nuk ia ke idenë”, tha Klopp.

Më në fund duke bërë pyetjen e tij, gazetari tha: “Epo po ju pyes, a mendoni se keni nevojë për një shkëndijë?”

Unë në fakt mendoj se Didi Hamann nuk e meriton që ju të përdornu deklaratën e tij për të më bërë një pyetje. Më bëni një nder dhe bëni pyetjen tuaj,” u përgjigj Klopp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat