Lojtari i Interit: E dimë shumë mirë atë që na pret në ‘Camp Nou’

Futboll

Lojtari i Interit: E dimë shumë mirë atë që na pret në ‘Camp Nou’

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 12:08
Lojtari i Interit

Hakan Calhanoglu do të ketë edhe sot në dorë çelësat e mesfushës zikaltër, kur në regji do t’i duhet të zëvendësojë Marselo Brozoviçin e dëmtuar, një pozicion në të cilin vetë turku ka pranuar se nuk është në maksimumin e tij në intervistën që ka dhënë pas ndeshjes për “Amazon Prime Video”.

Mesfushori ka komentuar klimën në kampin zikaltër para Barcelonës, dhe ka treguar sekretin që riktheu Interin te fitorja.

"“E dimë shumë mirë atë që na pret në ‘Camp Nou’.

Ata janë të tensionuar dhe të nevrikosur, kanë zjarrin brenda dhe e dimë që do të jetë e vështirë, por ne do të japim maksimumin.

Nëse punojmë dhe luajmë për 90 minuta në mënyrën që kemi bërë deri më tani, e nëse jemi të bashkuar, ka shumë pak skuadra që mund të fitojnë ndaj nesh”", tha futbollisti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat