Ekipi i La Liga nuk e lëshon piratin shqiptar

Futboll

Ekipi i La Liga nuk e lëshon piratin shqiptar

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 12:58
Ekipi i La Liga nuk e lëshon piratin shqiptar

Një ndeshje me plot ulje-ngritje ishte ajo e Vedat Muriqit ndaj Elche.

Fillimisht sulmuesi shqiptar humbi penalltinë në minutën e 12-të. Në minutën e 71-të, kur skuadra ishte duke humbur me rezultatin 1-0, Muriqi realizoi nga 11-metërshi, duke kompensuar gabimin e bërë në fillimin e lojës.

Megjithatë, për nerva të momentit, sulmuesi i Kosovës u ndëshkua me kartonin e keq në të 87-tën, duke e lënë skuadrën me 10 lojtarë. Fatmirësisht për 28 vjeçarin, skuadra nuk pësoi tjetër gol.

Edhe pse ishte lojtari më i kritikuar i ndeshjes, skuadra e Mallorcas i dhuroi mbështetjen e plotë Vedat Muriqit. “Ngrije shpirtin, pirat”, ka shkruar Mallorca në rrjetin social “Twitter”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat