Ish-lojtari i Tottenham-it kërkon Brojën në formacion

Futboll

Ish-lojtari i Tottenham-it kërkon Brojën në formacion

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 15:13
Broja

Ish-futbollisti i Tottenham-it ka dhënë një sugjerim për trajnerin Potter. Garth Crooks ka thënë për “BBC” se do të ishte një ide e mirë të aktivizoheshin nga minuta e parë Havertzi me Brojën.

Duke u nisur nga ndeshja e fundit në kampionat, ku të dy sulmuesit shënuan gol, Crooks mendon se është e udhës që dy sulmuesit të kenë vendin e tyre në formacion.

Madje shton se kjo dyshe do të bënte edhe skuadra si Manchester City të  mendohen.

“Havertz duket shumë më i kompozuar rreth golit këto ditë. Po ashtu edhe Armando Broja.

Sulmuesi shqiptar duket veçanërisht i rehatshëm në “Stamford Bridge” këto ditë dhe pyes veten nëse Graham Potter do të mendonte t’i luante ata si një çift.

Sigurisht që do t’u jepte skuadrave diçka për të menduar. Ndoshta edhe Manchester City”, ka sugjeruar Garth Crooks..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat