​Daja: Nuk i frikësohemi rivalëve dhe nuk do të mbrohemi ndaj tyre

Futboll

​Daja: Nuk i frikësohemi rivalëve dhe nuk do të mbrohemi ndaj tyre

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 15:47
Foto nga vendi i ngjarjes

Ballkani nesër do ta zhvillojë një ndeshje jashtëzakonisht të rëndësishme në Ligën e Konferencës, atë kundër Sivasporit që edhe mund të jetë vendimtare sa i përket kualifikimit për në fazën e eliminimit direkt të kësaj gare.

Një javë më parë, kampioni i Kosovës e mposhti Sivasporin në urqi me rezultat 4-3 pas një performance të jashtëzakonshme të skuadrës nga Suhareka.

Para ndeshjes, në një konferencë për media,, trajneri Ilir Daja tha se stili i lojës së aplikuar deri më taai ka sjellë rezultatet e mira dhe kjo formë e lojës nuk do të ndryshojë as në vazhdim të këtij kompeticioni.

Daja: Do vazhdojmë me lojë sulmuese

Do vazhdojmë të mos jemi cinik, do vazhdojmë të bëjmë ashtu siç kemi bërë deri më tani sepse në fund fare, përveç lojërave të mira që është një garanci për atë që kemi bërë edhe rezultat nuk kanë munguar, ana tjetër që nuk mund të ndryshojmë shumë është fakti që nuk është se po i përgatisim shumë ndeshjet e këtij kompeticioni, pra grupeve të Ligës së Konferencës sepse kemi shumë pak ditë në dispozicioni pasi luftojmë paralelisht edhe për kampionatin vendor. Që do të thotë nëse do të kishim më shumë kohë në dispozicion do të kishim përdorur dy tre strategji”, tha Daja.

Ai shtoi se eksperienca që kanë kundërshtarët në garat evropiane nuk i frikëson aspak.

Daja: Nuk i druhemi eksperiencës së rivalëve

Presim që do të jetë një ndeshje akoma më e vështirë se sa ajo në Sivas edhe për vet faktin se ata vijnë nga një fitore në kampionatin vendas, ndeshje të cilën e kemi ndjekur por që në fund fare kërkojnë edhe ata revansh ndaj nesh sepse bashkë me Sllavian dhe Clujin janë ekipe me më shumë eksperiencë se sa ne por që ne kësaj nuk i druhemi vetëm sa na bënë edhe më të fortë që nëse duam të shkojmë atje ku kënaqen të gjithë tifozët në Kosovë besojmë që duhet të luajmë akoma më fortë në fushën tonë.”, shtoi Daja.

Trajneri shqiptar e vlerësoi lartë karakterin luftarak të lojtarëve të tij dhe tha se kjo është përparësia kryesore e skuadrës në raport me rivalët tjerë në grup.

Daja: Karakteri i ekipit është përparësia jonë ndaj kundërshtarit

Elementi kryesor është që këta djem kanë goxha personalitet, ka futbollistë që kanë karakter goxha të mirë sportiv, kemi një frymë grupi, një kohezion brenda ekipit që luftojnë të gjithë në grup, në të dy fazat e lojës, edhe në mbrojtje edhe në sulm dhe këto janë disa element themelor që Ballkani të jetë gati i barabartë në lojë me ekipet që kanë buxhete të mëdha dhe eksperiencë shumë më të madhe se sa ne në të tilla kompeticione.”, tha Daja.

Zyba: Na pret një ndeshje mjaftë e vështirë

Neve na pret një ndeshje mjaftë e vështirë sepse dihen kualitete e kundërshtarit dhe ne kemi marrë një rezultat mjaftë pozitiv në udhëtim por shpresojmë dhe do të jemi maksimalisht të përqendruar që t’i gëzojmë të gjithë sportdashësit kosovarë, shqiptarë dhe të gjithë ata që na përkrahin dhe iu premtojmë se do të japim maksimumin dhe do të kemi përqendrim maksimal në këtë ndeshje sepse a pret një ndeshje mjaftë e vështirë”, tha Zyba.

Pas konferencës, Ballkan ka zhvilluar stërvitjen e fundit në Kampion Nacional në Hajvali para ndeshjes së nesërme e cila zhvillohet nga ora 21:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat