Vllaznia ia del në shtesa

Futboll

Vllaznia ia del në shtesa

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 16:40
Tirana

Janë luajtur sot takimet e kthimit të raundit të 1/16-ve në Kupën e Shqipërisë. Tirana nuk shkoi më shumë se barazim 2-2 ndaj Koplikut, sfidë ku trajneri Orges Shehi bëri një rotacion masiv ndikuar edhe nga suksesi 0-3 në ndeshjen e parë.

Ekipi mik e pa veten në avantazh të dyfishtë falë dygolëshit të Arsen Hajdarit në pjesën e parë, por Realf Zhivanaj iu përgjigj me të njëjtën mënyrë sulmuesit shkodran dhe evitoi disfatën e bardhebluve.

Në raundin tjetër kaluan edhe Partizani dhe Kukësi, që fituan përballë Orikut dhe Labërisë me të njëjtin rezultat: 2-0. “Demat” e kishin mbyllur në barazim takimin e parë në stadiumin e ri, por sot fituan dhe u kualifikuan falë rrjetave të Jozef Menich dhe Xhuliano Skukës.

Ndërkohë, skuadra verilindore mposhti vlonjatët falë golave të Altin Bytyçit dhe Agnaldo Moraes, duke kaluar në turin tjetër me rezultatin e përgjithshëm 5-0.

Egnatia përsëriti suksesin 3-0 ndaj Shkumbinit, teska Erzeni triumfoi 4-1 ndaj Turbinës, ekip të cilin e mposhti në të dy takimet e luajtura. Kastrioti nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola në Vorë, por ekipi krutan u kualifikua falë fitores 1-0 në ndeshjen e parë.

Korabi eliminoi Besën. Dibranët fituan 3-0 dhe kaluan më tej falë rezultatit të përgjithshëm 4-1.

Feston edhe Skënderbeu, që eliminoi Maliqin me rezultatin total 8-1. Dy përballjet e tjera: Vllaznia-Flamurtari dhe Tomori-Burreli kanë shkuar në shtesa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat