Barcelona nuk do të ketë më shpresa nëse...

Futboll

Barcelona nuk do të ketë më shpresa nëse...

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 16:56
Barcelona nuk do të ketë më shpresa nëse...

Barcelona - Inter dhe Viktoria Plzen-Bajern Mynih do të jenë dy ndeshjet e raundit të katërt të grupit C, atij që është quajtur si “grupi i vdekjes”. Ndërsa kemi lënë pas më shumë se gjysmën e kësaj faze grupesh, llogaritë për kualifikimin në fazën e 1/8-ave janë të pashmangshme.

Renditja momentale e grupit C, shikon Bajernin të pozicionuar të parin me 9 pikë të plota falë tri fitoreve, Interin në vendin e dytë me 6 pikë, të ndjekur nga Barcelona me 3 pikë dhe Viktoria Plzeni, që nuk ka arritur të marrë ende asnjë pikë.

Kështu, Bayerni do të kalojë në fazën tjetër nëse ata fitojnë dhe Barcelona jo, ose nëse katalanasit humbasin dhe gjermanët marrin të paktën një pikë. Interi kualifikohet nëse fiton dhe Viktoria Plzeni nuk fiton.

Barcelona nuk do të ketë më shpresa për kualifikimin nëse humbet dhe Bajern Mynihu merr të paktën një barazim ndaj çekëve, kurse shpresat e Plzenit për fazën tjetër marrin fund nëse ata humbasin dhe Barcelona nuk fiton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat